LAJME

Artikull

GERB kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe zgjedhje sa më parë

Martë, 20 Gusht 2024, 08:47

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov duhet patjetër të lirohet. I bëj thirrje presidentit Rumen Radev dhe kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që të gjejnë një formulë për të zgjedhur dikë të pranueshëm për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Këtë thirrje e bëri lideri i partisë GERB, Bojko Borisov në një konferencë për shtyp. "Dje pashë veprime të papranueshme. Një ministër i brendshëm me grusht të ngritur para presidencës" argumentoi ai. GERB është kategorik se nuk ka shkelje të Kushtetutës pas refuzimit të presidentit Rumen Radev për të nxjerrë dekretin për emërimin e kabinetit zyrtar të propozuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Presidenti refuzoi të nënshkruajë një dekret sepse Stojanov mbeti në kabinet si ministër i brendshëm. Shteti nuk mund të bëhet peng i ministrit të brendshëm, tha Borisov. Sipas politikanit, kandidati për ushtrues detyre të kryeministrit veproi me shumë nxitim dhe duhej t'i paraqitej presidentit një emër të ri për ushtrues detyre të ministrit të brendshëm.

Publikoi / Publikuan: БНР екип