LAJME

Artikull

Prokuroria po shqyrton sinjalin e presionit ndaj Gorica Kozharevës, e nominuar për kryeministre në detyrë

Martë, 20 Gusht 2024, 14:06

Prokuroria po shqyrton sinjalin e presionit ndaj Gorica Kozharevës, e nominuar për kryeministre në detyrë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në Prokurorinë e qytetit të Sofjes tashmë është dorëzuar kallëzimi i djeshëm nga kandidatja për kryeministre të përkohshme, Gorica Grënçarova-Kozhareva, për presionin që i është bërë gjatë punës së saj mbi projektin për qeverinë e përkohshme. Një prokuror mbikëqyrës u zgjodh sipas parimit të rastësisë. Ai duhet të vlerësojë nëse ka prova për një krim të kryer, raportoi gazetarja e BNR Sillvija Velikova.
Të hënën, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e kabinetit të saj të propozuar, për shkak të pranisë së ministrit aktual të brendshëm Kalin Stojanov në të, ajo tha se do të paraqiste një raport të tillë në Prokurori, por nuk dha detaje.