Artikull
Nik Todorov nga Varna është në finalen e Kupës së Botës për përgatitjen e paella
Mërkurë 21 Gusht 2024 03:10
Mërkurë, 21 Gusht 2024, 03:10
FOTO: BNR-Varna
Madhësia e shkronjave
Nik Todorov nga Varna shkon në finalen e një konkursi ndërkombëtar për përgatitej e paella në Valencia në shtator, duke i siguruar vetes një vend të merituar ndër 12 më të mirët mes mjeshtërve të paella në botë. Ai arriti në raundin final pasi mundi konkurrencën nga mbi 40 persona nga 25 vende. Në gjysmëfinale përfundoi i treti, Para tij janë vetëm përfaqësueset e Meksikës dhe Kolumbisë.
"Kam më shumë se 25 vjet që e përgatis këtë pjatë. Vendosa që kjo pjesëmarrje do të ishte një mundësi e mirë për ta vendosur Bullgarinë në hartën botërore me paella," tha Todorov, për të cilin gatimi është një pasion. Ai është organizator i disa nga festivalet më të mëdha kulinare në Bullgari.
Publikoi / Publikuan: БНР екип