Artikull
Sistemi i përditësuar i informacionit të vizave po funksionon sërish
Mërkurë 21 Gusht 2024 07:24
Mërkurë, 21 Gusht 2024, 07:24
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Jashtme startoi me sukses një version të ri të Sistemit Kombëtar të Informacionit të Vizave, thuhet në faqen e internetit të institucionit. Është rinisur pritja e rregullt e qytetarëve në zyrat konsullore të Bullgarisë dhe po pranohen aplikime për të gjitha shërbimet – viza, dokumente personale bullgare, vërtetime, legalizime etj.
Për shkak të zbatimit të një projekti rinovues në shkallë të gjerë nuk pranoheshin aplikimet për lëshimin e vizave dhe dokumentet bullgare për identitet nga 9 deri më 18 gusht. Përmirësimi i sistemit lidhet me plotësimin e kërkesave të zonës Shengen.
Publikoi / Publikuan: БНР екип