LAJME

Artikull

Me protestë para MPB-së kërkojnë dorëheqjen e ministrit Kalin Stojanov

Mërkurë, 21 Gusht 2024, 14:11

Georgi Georgiev nga BOEC

Georgi Georgiev nga BOEC

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Lëvizja civile BOEC ka organizuar mbrëmjen e sotme një protestë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm në detyrë, Kalin Stojanov.
Lëvizja  thekson se për të pasur zgjedhje të drejta, ato nuk duhet të bëhen nga Stojanov dhe Deljan Peevski, njoftoi reporterja e BNR, Dobrina Karambollova. Lideri i lëvizjes, Georgi Georgiev, njoftoi në Facebook se do të paraqesin prova dhe raporte konkrete kundër Kalin Stojanov për krime të kryera dhe zbulimin e skemave të blerjes së votave.

Publikoi / Publikuan: БНР екип