Premte, 23 Gusht 2024, 04:20

"Si zogjtë"

FOTO: FandangoBG Official

Madhësia e shkronjave

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut. Hapja këtë vit do të jetë me “Kerana dhe Kozmonautët”, “Konkurrent”, “Fandango” dhe “Mary Boys Band”. Sipas traditës, dita e dytë e festivalit fillon me një grup nga Sevlievo – më 24 gusht ky grup do të jetë “Pretty Angelic”, më pas është radha e “Team Dream”, “Caliberty” dhe Milena dhe "Kikimora".
Ju ofrojmë një këngë të njërit prej këtyre grupeve – “Fandango”, i cili para disa muajsh përfundoi incizimin e albumit të tij të fundit. Është kënga që ia dha emrin albumit “Si zogjtë”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип