SHOQËRI

Artikull

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Shtunë, 24 Gusht 2024, 05:20

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

FOTO: Biblioteka e Kryeqytetit

Madhësia e shkronjave

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha. Ftesa është për të gjithë dashamirët e shëtitjeve malore – të vijnë të dielën më 25 gusht në livadhin përballë shtëpisë malore “Aleko”. Është organizuar dhe një ekspozitë me arkivat e Bibliotekës së Kryeqytetit.

FOTO: Столична библиотека

Nisma e Bibliotekës së Kryeqytetit synon t'i njohë vizitorët me foto të vjetra të fillimit të shekullit të 20-të. Ato paraqesin bukurinë e natyrës sonë të lindjes, e veçanërisht të Vitoshës, siç e pa dhe e përshkroi Aleko Konstantinov në veprat e tij. Pjesë e ekspozitës malore janë botime nga koleksionet e vlefshme të Bibliotekës së Kryeqytetit, sërish me pamje nga Vitosha. Është kureshtare se si mali është përshkruar i parë me sytë e udhëtarëve të huaj dhe studiuesve bullgarë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Facebook /Bashkia e Kryeqytetit (2023)
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva