Artikull
2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE
Shtunë 24 Gusht 2024 08:35
Shtunë, 24 Gusht 2024, 08:35
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje. 64 për qind e të pyeturve mbështesin qeverisjen demokratike. Në Sofje, miratimi për demokracinë liberale është 81%, në qytetet e mëdha është 73%, ndërsa në fshatra dhe në qytetet e vogla është 55%.
61% e bullgarëve mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, 16% nuk e miratojnë. Miratimi i NATO-s nga viti 2017 deri në 2024 rritet nga 28 në 40%. Vlerësimet negative janë pothuajse të pandryshuara (26%-28%).
Pyetjes “Cili fund i luftës në Ukrainë do të ishte më i mirë për Bullgarinë” 65,8% i janë përgjigjur “Arritja e një armëpushimi, pavarësisht nga kushtet”. 18.1% preferojnë që të fitojë Ukraina, dhe 11.2 preferojnë që të fitojë Rusia.
Publikoi / Publikuan: БНР екип