Hënë 26 Gusht 2024 03:05
Hënë, 26 Gusht 2024, 03:05
FOTO: YouTube /Acho
Madhësia e shkronjave
Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë” pati guximin të shfaqej me një këngë të tij origjinale dhe kjo i hapi dyert në këtë format.
Ideja për këngën e tij të fundit “Ore” lindi një vit më parë, kur Aço iu rikthye një kujtimi të paharrueshëm dhe të rëndësishëm të fëmijërisë nga një shëtitje në mal me të atin. Por në tekst, interpretuesi i ri përfshin edhe çlirimin nga marrëdhëniet e rënda dhe toksike.
Me "Ore" Aço u bë fitues i konkursit të këngës së re të organizuar nga Universiteti i Ri Bullgar.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип