Hënë 26 Gusht 2024 06:44
Hënë, 26 Gusht 2024, 06:44
FOTO: screenshot-BNT
Madhësia e shkronjave
Mbrëmë vonë, observatori në Rozhen ka vëzhguar një trup të ndritshëm me madhësinë e një makine ose autobusi. Nikolla Petrov, drejtori i observatorit, tha për BNT se nuk bëhet fjalë për një meteorit apo asteroid, por për mbeturina nga satelitët artificialë të Tokës. Sipas tij, objektet që nuk funksionojnë quhen “mbeturina hapësinore”. Ato janë më shumë se 200 mijë në kozmos dhe në një të ardhme të afërt fenomene të tilla do të bëhen gjithnjë më të shpeshta në qiell. Sipas Nikolla Petrov, nëse tani për tani këto mbeturina janë ende të sigurta, ndoshta pas 20-30 vjetësh mund të rrezikojnë banorët e tokës.
Publikoi / Publikuan: БНР екип