Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e kabinetit në detyrë, njoftoi BTA. Në qeverinë e mëparshme, kryeministri në detyrë, Dimitër Glavçev, zbatonte njëkohësisht funksionet e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm.
Tani në projektin e kabinetit të përkohshëm i nominuari për ministër të punëve të jashtme është Ivan Kondov. Deri më tani mban postin e zëvendësministrit të punëve të jashtme. Kryeministri Dimitër Gllavçev saktësoi se Kondovi e ka fituar besimin e tij derisa e ka zëvendësuar si ministër të jashtëm, prandaj e ka propozuar.
Pas bisedimeve me presidentin Rumen Radev, u vendos që në postin e ministrit të punëve të brendshme të zgjidhet një profesionist i sistemit, që të mos ketë politizim, prandaj është propozuar Atanas Illkovi, i cili është larg politikës. Illkov është në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga viti 1987 dhe ka diplomë master në drejtësi.
E nominuara për Ministre të Transportit, Krasimira Stojanova, është punëtore afatgjatë në Ministrinë e Transportit, duke zënë poste të ndryshme
Красимира Стоянова
FOTO: БНТ
Gllavçev shtoi se të martën do të bisedojë me përfaqësuesit e popullit për emërimin e komisionerit bullgar evropian.
Nga ana e tij, presidenti Rumen Radev e pranoi përbërjen e propozuar dhe tha se nesër, më 27 gusht, do të nënshkruajë dekret për emërimin e qeverisë dhe pret që ministrat të bëjnë betimin para Kuvendit Popullor në të njëjtën ditë.