Artikull
Bullgaria kremton Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër
Mërkurë 28 Gusht 2024 07:04
Mërkurë, 28 Gusht 2024, 07:04
FOTO: Kisha Ortodokse Bullgare
Madhësia e shkronjave
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta, ku mblidhen familjet për të nderuar Nënën e Madhe, siç e thërrasin ata, për të dhënë lëmoshë për shëndet e mbarësi, përmes kurbaneve të shenjtëruara për festën. Për Ortodoksinë, Nëna e Zotit është Mbretëresha e Qiellit, një ndërmjetëse për racën njerëzore, e cila shtrin mbrojtjen e saj qiellore. Ajo i ndihmon besimtarët t'i rezistojnë së keqes, të dallojnë të vërtetën, të ruajnë vlerat morale dhe gjithashtu të mos e humbasin shpresën në vështirësitë dhe sprovat më të mëdha në jetë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип