LAJME

Artikull

Zjarri në malin Rilla po vazhdon

Mërkurë, 28 Gusht 2024, 08:24

Zjarri në malin Rilla po vazhdon

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Prej një jave zjarrfikës, ushtarakë, zyrtarë pyjorë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla” dhe vullnetarë po luftojnë me zjarrin nën majën Çerni Vrëh, në malin Rilla, në 2300 metra mbi nivelin e detit. Për shkak të erës së fortë ditën e djeshme, flakët janë përhapur në drejtim të jugut, si dhe në lindje. Nuk ka asnjë rrezik për popullsinë, pasi zjarri është larg zonave të banuara.
Pritet përfshirja e një helikopteri, i cili dje ka bërë 22 derdhje me 44 tonë ujë. Në zonën e zjarrit janë ngarkuar pajisje të rënda. Dy buldozerë po bëjnë rrugë drejt zonave të paarritshme të terrenit të mbuluar nga flakët.