Artikull
Bullgaria mori një borxh të ri prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë
Enjte 29 Gusht 2024 14:48
Enjte, 29 Gusht 2024, 14:48
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mori një borxh të ri të jashtëm prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Ministria e Financave. Kësti i trefishtë i obligacioneve bullgare ka shkaktuar interesim të madh te investitorët, gjë që ka bërë të mundur arritjen e kushteve jashtëzakonisht të mira për vendin tonë, bërë të ditur reporterja jonë financiare Marta Mlladenova.
Për herë të parë në 20 vjet, vendi ynë ofron obligacione të denominuara në dollarë. Transaksioni i realizuar ndjek objektivin kryesor të menaxhimit të borxhit në vitin 2024 – sigurimin e burimeve të nevojshme për rifinancimin e borxhit në qarkullim, financimin e deficiteve të planifikuara të buxhetit të shtetit dhe sigurimin e pozicionit të likuiditetit të rezervës fiskale.