Artikull
Shiu ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit të madh në malin Rilla
Premte 30 Gusht 2024 08:34
Premte, 30 Gusht 2024, 08:34
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Tashmë është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu të enjten e kaluar në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit në zonën Bajrjamica mbi fshatin Bistrica dhe zgjati 8 ditë. Zjarrfikës, punonjës pyjorë, ushtarakë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla”, vullnetarë iu bashkuan luftës kundër zjarrit, që preku më shumë se 60 hektarë. Gjithashtu u sollën pajisje të rënda që të bëjnë rrugë dhe të sigurojnë qasje për pajisjet e specializuara të zjarrfikësve. Më në fund, shiu që ra mbrëmë ndihmoi në shuarjen e tij.
Nën kontroll është edhe zjarri tjetër në Rilla, në pyllin mbi fshatin Pastra – nën malin Kalin.
Publikoi / Publikuan: БНР екип