Shtunë 31 Gusht 2024 06:25
Shtunë, 31 Gusht 2024, 06:25
Maksim Jallnëzov
FOTO: YouTube / New University Talent
Madhësia e shkronjave
“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri. Maksim e përfundoi këngën për të marrë pjesë me të në konkursin "New University Talent", organizuar nga Universiteti i Ri Bullgar. Atje kënga e tij ishte në konkurrencë me 51 këngë të reja bullgare nga gjithsej 80 autorë. Përzgjedhja për në koncertin final kaloi në dy faza. Edhe pse ishte pjesëmarrësi dhe autori më i ri, Maksim fitoi vendin e tretë pas performancës live të këngës së tij në fazën e tretë, finale të konkursit. Maksim Jallnëzov është autor i muzikës dhe tekstit, ndërsa tingulli “pop-dance” vjen nga aranzhimi i Georgi Daçev Georgiev.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип