SHOQËRI

Artikull

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Dielë, 1 Shtator 2024, 06:15

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

FOTO: bspb.org

Madhësia e shkronjave

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të zogut grabitqar të rrezikuar globalisht që banon në shpatet shkëmbore të Rodopeve Lindore në vendin tonë, mësojmë nga fondacioni “Rodopet më të egra”, organizator i aktivitetit treditor.

FOTO: rewilding-rhodopes.com

Të shtunën, adhuruesit më të vegjël të natyrës do të marrin pjesë në lojën “Eko-aventurierët në kërkim të shkabave”. Ideja është që ata të mësojnë për jetën e jashtëzakonshme të këtyre zogjve madhështorë, si dhe sfidat për mbijetesën e tyre. Do të shfaqen disa prej filmave më të mirë për kafshët e egër me aksent te shkabat. Vizitorët do të njihen gjithashtu me ekspozitën "Mrekullitë e egra të Rodopeve", të organizuar në Qendrën e Mbrojtjes së Natyrës “Rodopet Lindore”.

FOTO: bspb.org

Lexoni më shumë:
Foto: rewilding-rhodopes.com, bspb.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип