LAJME

Artikull

Mbajtja e zgjedhjeve të ndershme është prioritet i qeverisë në detyrë

Hënë, 2 Shtator 2024, 07:46

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Dimitër Gllavçev bisedoi me ministrin e punëve të brendshme Atanas Illkov në lidhje me përgatitjet e filluara për zgjedhjet e ardhshme më 27 tetor, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si më parë, të respektojnë me përpikëri ligjin dhe të mos i nënshtrohen asnjë provokimi. Mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe të lira është prioriteti kryesor i kabinetit zyrtar dhe duhet të punohet me transparencë të plotë dhe distancë të barabartë nga të gjitha forcat politike, theksoi Gllavçev. Ai kujtoi gjithashtu se organizimi i votimit është detyrë e KQZ-së dhe qeveria po ndihmon në zbatimin e logjistikës.