Artikull
Ministri i energjisë diskuton për njësitë e reja të centralit atomik “Kozlloduj” në Kore
Hënë 2 Shtator 2024 12:14
Hënë, 2 Shtator 2024, 12:14
Ministri Vlladimir Malinov
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Gjatë vizitave të punës në Seul dhe Tokio, ministri në detyrë i energjisë Vlladimir Malinov do të nënshkruajë marrëveshjet e miratuara nga qeveria disa ditë më parë me Korenë dhe Japoninë për të forcuar bashkëpunimin në fushën e teknologjive bërthamore dhe hidroenergjetike, të burimeve të rinovueshme, hidrogjenit dhe zgjidhjes së problemeve të emetimeve të karbonit. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Energjetikës, cituar nga “Mediapool”. Priten të diskutohen çështje të rëndësishme, si ndërtimi i dy njësive të reja bërthamore në centralin atomik “Kozlloduj nga “Hyundai” korean me reaktorë “Westinghouse”, si dhe riparimi i centralit hidroelektrik “Çaira” i cili u ndal në vitin 2022, për shkak të një aksidenti në turbinë e kompanisë japoneze "Toshiba".
Publikoi / Publikuan: БНР екип