Martë 3 Shtator 2024 03:15
Martë, 3 Shtator 2024, 03:15
FOTO: YouTube /Lyrra
Madhësia e shkronjave
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari", treshja "Bullgarina". Në këngët e saj solo, Lyrra eksperimenton me kombinimin mes folklorit dhe zhanreve bashkëkohore.
Kënga e radhës e Lyrra titullohet “Asker”. Ajo u krijua së bashku me producentin Atazar (Atanas Zajkov). Në "Asker" ("Luftëtari"), dy muzikantët tregojnë një histori që ata mendojnë se mund të quhet "Në kërkim të luftëtarit". Dhe këtu Lyrra i qëndron besnike stilit të saj, duke ndërthurur folklorin bullgar me stilet pop, dance dhe house, për të cilën është kujdesur i talentuari Atazar.
Me këngën “Asker” këngëtarja shënon fillimin e një periudhe të re në karrierën e saj muzikore, përkatësisht krijimin e labelit të saj të pavarur muzikor – Lyrra music. Në të, ajo premton të krijojë vetëm muzikë që e diktojnë zemra dhe shpirti i saj.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva