Artikull
Bullgaria do të marrë një kredi nga Koreja e Jugut për reaktorët e rinj të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”
Martë 3 Shtator 2024 13:07
Martë, 3 Shtator 2024, 13:07
FOTO: me.government.bg
Madhësia e shkronjave
Projekti për ndërtimin e njësive të 7-të dhe të 8-të në termocentralin bërthamor të Kozlloduit është strategjik për Bullgarinë dhe Evropën. Këtë e theksoi ministri në detyrë i energjetikës Vlladimir Malinov, gjatë vizitës së tij në Seul në një takim me menaxhmentin e Hyundai Engineering and Construction, i cili së bashku me firmën amerikane "Westinghouse" do të ndërtojnë dy njësitë e reja të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Malinov dhe menaxhmenti i kompanisë i premtuan njëri-tjetrit se të dy palët do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndërtuar reaktorin e parë AP 1000 në Evropë në Bullgari. Nga Banka Koreane Exim premtuan një kredi për të financuar një pjesë të projektit. Deri më tani, Bullgaria arriti të negociojë një kredi prej 8 miliardë dollarësh nga Banka e Eksport-Importit të SHBA-së, sipas ministrisë sonë të energjetikës.