Artikull
Peter Sijarto: Nuk e kuptoj pse Bullgaria nuk është pjesë e zonës Shengen
Martë 3 Shtator 2024 13:29
Martë, 3 Shtator 2024, 13:29
Peter Sijarto
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Bullgaria është e përgatitur për Shengenin dhe ne nuk e kuptojmë pse nuk është pjesë e kësaj hapësire.” Kështu deklaroi ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Peter Sijarto në Bukuresht, ku mori pjesë në takimin e tetë në nivel të ministrave të energjetikës nga vendet e përfshira në zbatimin e projektit "Korridori i Gjelbër" - Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Hungaria dhe Bullgaria. Në një konferencë për shtypin ai theksoi se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Sipas tij, nëse dy vendet janë pjesë e Shengenit, radhët e gjata në kufij do të zhduken, njoftoi BTA.
Publikoi / Publikuan: БНР екип