SHOQËRI

Artikull

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Mërkurë, 4 Shtator 2024, 02:25

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

FOTO: facebook.com/thebeerfest

Madhësia e shkronjave

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit Stara Zagora për "Beerfest"-in e radhës në lëndinën e Parkut “Zagorka” në qytet.
Aktiviteti zhvillohet nga 4 deri më 8 shtator dhe do të ketë hyrje të lirë. Vend do të gjejë edhe iniciativa “Birrë për Plehrat”, duke stimuluar grumbullimin e veçantë të kanoçeve të përdorura dhe gotave plastike.
Lexoni më shumë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип