EKONOMI

Artikull

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Mërkurë, 4 Shtator 2024, 03:35

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

FOTO: kznpp.org

Madhësia e shkronjave

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore.
Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos më 15 korrik 1966 me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Bashkimit Sovjetik të atëhershëm për ndërtimin e centralit. Pajisjet kryesore u furnizuan nga Bashkimi Sovjetik, dhe disa pajisje të veçanta - nga Republika e atëhershme Demokratike e Gjermanisë, Çekosllovakia dhe Hungaria. U realizuan edhe disa projekte tërësisht bullgare, të cilat u vunë në shfrytëzim për herë të parë në praktikën botërore në ndërtimin e termocentraleve. Në vitin 1991, vendi ynë vuri në shfrytëzim bllokun e 6-të të fundit për momentin.

FOTO: kznpp.org

Në lidhje me angazhimet e ndërmarra nga Bullgaria për anëtarësimin e saj në BE, Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” mbylli katër njësitë e para të energjisë përpara skadimit të afatit të tyre të projektimit dhe që nga fillimi i vitit 2007 mbetën në funksionim vetëm njësitë 1000 megavate 5 dhe 6.
Aktualisht po punohet mbi projektet për ndërtimin e blloqeve 7 dhe 8, tashmë me pajisje nga “Westinghouse” amerikan.