Artikull
Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"
Mërkurë 4 Shtator 2024 07:48
Mërkurë, 4 Shtator 2024, 07:48
Kuadro nga filmi "Triumfi"
FOTO: nfc.bg
Madhësia e shkronjave
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të Akademisë ishte krejtësisht unanime. Filmi është një bashkëprodhim midis Bullgarisë dhe Greqisë. Kasti përfshin Maria Bakallova - bullgarja e parë e nominuar për çmimet "Oskar" (në kategorinë e aktores më të mirë dytësore për filmin "Borat 2"), Margita Gosheva, Julijan Vergov, Julijan Kostov, Stanisllav Gançev dhe Ivan Savov. Kameramani është Krum Rodríguez, ndërsa muzika është e Teodor Ekonomu.
Кадър от филма „Триумф“
FOTO: nfc.bg
Filmi tregon historinë e një grupi pune sekrete të oficerëve të lartë të ushtrisë bullgare, të udhëhequr nga një profete, e cila fillon të gërmojë një gropë në kërkim të një objekti misterioz. Aksioni zhvillohet pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990.
Foto: nfc.bg