Artikull
ANEA premtoi mbështetje për Ukrainën për blerjen e reaktorëve nga Bullgaria
Mërkurë 4 Shtator 2024 12:30
Mërkurë, 4 Shtator 2024, 12:30
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe Drejtori i Përgjithshëm i ANEA Rafaell Grossi në Kiev, 3 shtator 2024
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafaell Grossi, i premtoi mbështetje presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenski, për blerjen e reaktorëve nga Bullgaria, njofton bTV. Qëllimi është që pajisjet ruse nga projekti i parealizuar për termocentralin bullgar "Belene" të shfrytëzohen për termocentralin Hmelnicka. "Kjo do të ndihmojë Ukrainën të sigurojë që ky projekt të vazhdojë të zbatohet në përputhje me standardet e sigurisë", komentuan nga agjencia.
Bullgaria aktualisht është duke diskutuar dhe negociuar një kredi për një tjetër projekt bërthamor - për dy njësi të reja për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” me reaktorët e kompanisë amerikane Westinghouse.