SHOQËRI

Artikull

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Enjte, 5 Shtator 2024, 03:10

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

FOTO: Facebook/@festivalnaribata

Madhësia e shkronjave

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe argëtime të tjera.
Në kuadër të Festivalit organizohet tradicionalisht një konkurs për "Supën më të shijshme të peshkut", në të cilin mund të marrin pjesë restorante dhe mjeshtër shtëpiak.
Ndër pjesëmarrësit e huaj muzikor do të jetë dyshja ukrainase "Miss Diki & Co", Mahrez Hachemi nga Algjeria dhe Dimitris Papadopoulos me grupin e tij. Veprimtaria mbahet në Kopshtin Detar pranë Qendrës së Ekspozitës “Flora”.

Publikoi / Publikuan: БНР екип