Artikull
“Mbrëmjet ballkanike” – punëtori muzikore bullgare në Pitsbërg
Enjte 5 Shtator 2024 05:10
Enjte, 5 Shtator 2024, 05:10
Dimitër Hristov
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të mbahet një punëtori muzikore dhe vokale me Dimitër dhe Evelina Hristovi, si dhe një takim me instruktorë dhe DJ Orfey.
Dimitër Hristov është kompozitor, aranzhues dhe dirigjent i njohur i Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ai gjithashtu jep mësime në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov” në Sofje, Bullgari. Bashkëshortja e tij Evelina Hristova është soliste e koreve "Misteri i Zërave Bullgarë" dhe "Kuartet Eva". Evelina është edhe pedagoge e këndimit popullor bullgar në një shkollë të mesme në Sofje.
Një nga projektet muzikore më të njohura të Dimitër Hristov është grupi “Bullgara”, i cili prezanton folklorin origjinal me një tingëllim të modernizuar. Ju ofrojmë të dëgjoni versionin alternativ të veprës "Dasma e ariut" nga albumi “Rrënjët” i formacionit “Bullgara”. Autori i muzikës është Dimitër Hristov, përpunimin e bëri Kirill Dobrev.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип