LAJME

Artikull

Një ekspozitë në Veliko Tërnovo tregon për ngjarje dhe personalitete që kontribuuan në bashkimin e Bullgarisë

Premte, 6 Shtator 2024, 08:56

Princi Aleksandër I i Batenbergut

Princi Aleksandër I i Batenbergut

FOTO: bulgarianhistory.org

Madhësia e shkronjave

Ekspozita "Bashkimi - ngjarje dhe personalitete", e vendosur në Muzeun "Rilindja dhe Kuvendi i Madh Popullor" në qytetin Veliko Tërnovo, paraqes dokumente dhe fotografi origjinale nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare "Shenjtor Kirill dhe Metodij" dhe Bibliotekës Rajonale "Petko R. Sllavejkov". Ajo i kushtohet 139 vjetorit të botimit të Manifestit për Bashkimin e Bullgarisë.

FOTO: БТА

“Ne tregojmë individë që kanë marrë pjesë aktive në përgatitjen dhe zbatimin e këtij akti dhe disa dokumente që e pasqyrojnë dhe e finalizojnë atë”, thotë Dr. Rusllan Ivanov nga Biblioteka Kombëtare. Disa nga dokumentet dhe fotografitë arkivore prezantohen për herë të parë. Vizitorët mund të shohin telegramin e Princit Aleksandër I të Batenbergut drejtuar Dr. Georgi Stranski për dërgimin e një delegacioni në Tërnovo për të dorëzuar Aktin e shpalljes së Bashkimit. Këtu është edhe Dekreti nr. 1 i Princit për marrjen e drejtimit të Rumelisë Lindore, si dhe Manifesti i Princit për shpalljen e Bashkimit.