SHOQËRI

Artikull

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Shtunë, 7 Shtator 2024, 04:30

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

FOTO: haskovo.bg

Madhësia e shkronjave

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese airsoft. Këtë vit, “loja e madhe” përfshin mysafirë nga Greqia, Rumania, Serbia, Kroacia, Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa organizatorë janë Komuna e qytetit Haskovo dhe Shoqata “Airsoft Sofia”.

FOTO: haskovo.bg

Një atraksion i ngjashëm për meshkuj organizohet për të tretin vit radhazi me rastin e festës së qytetit Haskovo dhe ftesës i përgjigjen njerëz nga mbarë vendi, me profesione të ndryshme dhe të moshave të ndryshme. Sipas skenarit paraprak, veprimi zhvillohet në territorin e shtetit inekzistent të Ulpisë, ku ka tri grupe ndërluftuese: një kontingjent paqeruajtës, popullata vendase dhe një grup rebel. Konflikti kryesor është midis fraksionit rebel dhe forcave paqeruajtëse, por nga përleshja është e prekur edhe popullata lokale.

FOTO: haskovo.bg

“Kjo është një situatë që historikisht është përsëritur në shumë vende të botës”, shpjegojnë organizatorët e lojës, duke mos kërkuar një analogji me asnjë nga konfliktet në tokë. Konflikti treditor i simuluar “ushtarak” do të përfundojë të dielën, dhe pritet ai të tërheqë vizitorë të rinj në qytetin Haskovo, si dhe të rrisë shkallën e frymës festive.
Përpiluese: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: haskovo.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип