Artikull
Kryetari i Parlamentit japonez ndodhet për vizitë në Bullgari
Hënë 9 Shtator 2024 08:16
Hënë, 9 Shtator 2024, 08:16
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Fukushiro Nukaga, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BNT. Me një ceremoni zyrtare përpara Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, Nukaga u prit nga kryetarja e Kuvendit Popullor Raja Nazarjan. Të dy bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh para memorialit dhe me një minutë heshtje nderuan kujtimin e të vrarëve për lirinë e Bullgarisë. Kryetarët e dy parlamenteve biseduan "sy më sy" në godinën historike të Kuvendit Popullor, ku Fukushiro Nukaga nënshkroi librin për mysafirët zyrtarë të parlamentit bullgar.
Tërheqja e më shumë investimeve japoneze, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe nxitja e shkëmbimeve turistike ishin në fokus të bisedës mes Presidentit Rumen Radev dhe Fukushiro Nukaga. Energjia, elektronika, robotika dhe industria e automobilave u caktuan si fusha premtuese, në të cilat Bullgaria ka zhvillim të rëndësishëm vitet e fundit.
Japonia është një partner prioritar i Bullgarisë në rajonin e Azisë Lindore dhe populli japonez është miqësor me bullgarët, theksoi presidenti.
Publikoi / Publikuan: БНР екип