LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 10 shtatorin 2024

Moti përkeqësohet

Hënë, 9 Shtator 2024, 16:35

Parashikimi i motit për 10 shtatorin 2024

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Vranësirat nga perëndimi do të shtohen gjatë natës në të gjithë vendin. Në Bullgarinë Perëndimore do të fillojnë reshjet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja.
Të martën moti në vend do të jetë i vranët. Në shumë zona të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë Lindore nuk do të ketë reshje. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare juglindore. Temperaturat e ditës do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe maksimalja do të jetë nga 19° deri në 24° në Bullgarinë Perëndimore ndërsa në lindje deri në 30°- 31°.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira, me reshje shiu, vende-vende me bubullima. Moti në masivet e Bullgarisë Lindore do të jetë pa reshje dhe me ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 10°.
Mbi Detin e Zi do të jetë me vranësira të konsiderueshme, por pa reshje. Në orët e pasdites do të ketë ulje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë 25°-28°. Temperatura e ujit të detit është 25°-26°.