Mërkurë 11 Shtator 2024 03:15
Mërkurë, 11 Shtator 2024, 03:15
FOTO: Festivali Botëror i Filmit të Animuar
Madhësia e shkronjave
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë seksionet e shkurtra dhe studentore, në të cilat ka tituj me çmime nga një sërë festivalesh ndërkombëtare. Përveç asaj ndërkombëtare, festivali përfshin edhe një përzgjedhje të filmave të animuar bullgarë të dy viteve të fundit. Sipas traditës, në kuadrin e forumit do të mbahen dy punëtori ku fëmijët dhe të rinjtë mund të krijojnë një produkt të animuar që do të shfaqet në ceremoninë e mbylljes.
Publikoi / Publikuan: БНР екип