LAJME

Artikull

Fondacioni “Dhuro një libër” mbështet fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror

Mërkurë, 11 Shtator 2024, 09:01

Fondacioni “Dhuro një libër” mbështet fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror

FOTO: uchi.bg

Madhësia e shkronjave

Para fillimit të vitit shkollor Fondacioni “Dhuro një libër” grumbullon fletore, atlete për edukimin fizik, çanta shkollore, si dhe çanta shpine plot me materiale edukative për shtëpitë me fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror. Fondacioni prej 14 vitesh merret me fëmijët e institucioneve sociale dhe punon me 11 jetimore. Fushata zgjat deri më 30 shtator, por organizatorët e saj shpresojnë të mbledhin sendet e nevojshme deri në fund të javës së ardhshme.