Artikull
Për zgjedhjet e 27 tetorit u regjistruan 28 parti dhe 11 koalicione
Enjte 12 Shtator 2024 06:29
Enjte, 12 Shtator 2024, 06:29
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Për zgjedhjet e parakohshme të 27 tetorit dokumente për pjesëmarrje dorëzuan 28 parti dhe 11 koalicione. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtatë parlamentare, brenda 4 viteve, nis më 27 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) regjistron të gjitha partitë dhe koalicionet që kanë dorëzuar dokumentet në kohë. Deri më 14 shtator, sipas kushteve të të ashtuquajturit “kontroll i papërfunduar”, Drejtoria e Përgjithshme “Regjistrimi Civil dhe Shërbimi Administrativ” verifikon listat e paraqitura nga partitë dhe koalicionet. Nëse ka një formacion me nënshkrime të pasakta, KQZ-ja vendos fshirjen e tij nga lista e pjesëmarrësve në zgjedhje. Gjithashtu, deri më 21 shtator, Komisioni regjistron një parti ose koalicion për pjesëmarrje në zgjedhje, në rast se gjykata anulon vendimin për refuzimin e regjistrimit të saj.