Artikull
Shahistet bullgare e nisën me fitore pjesëmarrjen në Olimpiadën e Budapestit
Enjte 12 Shtator 2024 06:48
Enjte, 12 Shtator 2024, 06:48
Bullgaret kundër Zimbabvesë (nga e majta në të djathtë): Nurgyll Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva
FOTO: chessolympiad2024.fide.com
Madhësia e shkronjave
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva mundën rivalët e tyre. Salimova shënoi sukses ndaj Kuxanaj Çarinda, Radeva mbizotëroi ndaj Kristin Makvena, Krësteva mposhti Dalico Linda Shaba, dhe Pejçeva mundi Koleta Vakuruvareva dhe kështu korrën fitore me 4-0 pikë. Në Olimpiadën e Shahut në Budapest, bullgaret janë nën numrin 13.
Tek meshkujt, kombëtarët tanë janë me numrin 24. Ata arritën tre suksese në takimin e raundit të parë me Pakistanin, duke fituar me 3,5-0,5 pikë. Ivan Çeparinov, Momçill Petkov dhe Grigor Grigorov fituan ndaj Halid Mafaaz, Fajzan Momin dhe Ikbal Mudasir, ndërsa Martin Petrov barazoi në ndeshjen e tij kundër Karim Amer.
Olimpiada e Shahut zhvillohet në 11 raunde.