Artikull
Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit
Enjte 12 Shtator 2024 13:49
Enjte, 12 Shtator 2024, 13:49
Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të Akademisë. Dokumenti është nënshkruar nga kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave akademiku Julian Revallski dhe drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev.
“Jetojmë në një kohë të mbiinformimit”, tha drejtori i përgjithshëm i BNR-së, sipas të cilit misioni i medias është të tregojë më shumë për shkencën dhe sugjeroi që nëpërmjet resurseve të radios t’i kthejmë librat shkencorë në formate audio.
Akademiku Revallski nga ana e vet theksoi se në vitet e fundit shkencëtarët nga Akademia kanë përgatitur afro 30 botime të drejtuara për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe përmes versioneve audio këta libra do t'u arrijnë më lehtë.