LAJME

Artikull

Byrek me lakër 50 metra, zeje të vjetra dhe muzikë nga Ballkani në festivalin "Velenxa Ballkanike" në Shishkovci

Premte, 13 Shtator 2024, 03:15

Byrek me lakër 50 metra, zeje të vjetra dhe muzikë nga Ballkani në festivalin "Velenxa Ballkanike" në Shishkovci

FOTO: Velenxa Ballkanike

Madhësia e shkronjave

Në programin e ditës së parë të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar “Velenxa Ballkanike” në fshatin Shishkovci, komuna e Kjustendilit, përfshihen ekspozitat “Velenxat e Kraishteto”, “Veshjet në Kraishteto nga fillimi i shekullit të 20-të”, një pazar i prodhimeve artizanale dhe bujqësore, një konkurs për rakinë më të mirë të bërë në shtëpi dhe një program i pasur muzikor. Festivali do të mbahet nga sot deri më 15 shtator. Më 14 shtator, eventi do të vazhdojë me një program folklorik të ansambleve nga Bullgaria, Serbia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, një demonstrim dhe ekspozitë të produkteve të furrës. Një prej atraksioneve më të mëdha do të jetë një byrek prej lakre 50 metra. Për 15 shtatorin janë planifikuar një ekspozitë dhe demonstrime të zanateve të vjetra - produkte balte, kukulla prej misri, si dhe turne të tërheqjes së litarit dhe të mundjes kanadeze.

Publikoi / Publikuan: БНР екип