Artikull
Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike
Premte 13 Shtator 2024 07:22
Premte, 13 Shtator 2024, 07:22
Këdrinka Këdrinova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit Rumen Radev nga 2 shtatori i këtij viti, Këdrinova zuri vendin e Sonja Momçillovës, së cilës i skadoi mandati në rregullator. Ushtruesja e detyrës së Kryetaressë Këshillit, Gabriella Napllatanova, prezantoi Këdrinka Këdrinova, si gazetare e mirë ndërkombëtare në vendin tonë, me mbi 40 vjet përvojë në media.
Nga ana e saj, Këdrinka Këdrinova tha se gjërat më të rëndësishme për të janë dinjiteti, liria dhe pavarësia e mediave, si dhe mbrojtja e të drejtave të gazetarëve.
“Dëshiroj të siguroj se jam një person që respektoj me të vërtetë parimet dhe të gjitha aktivitetet e mia do të jenë në dobi të interesave të shoqërisë, siç përmenda lirinë e medias, të drejtat e gazetarëve dhe respektimin e të gjitha të drejtave të garantuara në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore në BE”, theksoi Këdrinova.
Ju kujtojmë se në verën e vitit 2017 Këdrinka Këdrinova luajti një rol vendimtar për shpëtimin e Radio Bullgarisë nga mbyllja – programet për jashtë vendit të Radios Kombëtare Bullgare, që aktualisht ofrojnë informacion nga dhe për Bullgarinë në 11 gjuhë, përfshirë gjuhën shqipe.
Lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип