Artikull
Ministrat e Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë unanim, se “Kultura mund të jetë urë lidhëse mes nesh”
Premte 13 Shtator 2024 15:28
Premte, 13 Shtator 2024, 15:28
FOTO: Ministria e Kulturës
Madhësia e shkronjave
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit. Ministri Ljutkov përfitoi nga rasti dhe ftoi ministrin Najden Todorov në shfaqjen e operës "Nabuko" në Operën dhe Baletin e Sofjes sonte, me të cilin mysafir është Opera dhe Baleti Kombëtar nga Shkupi. Dy ministrat diskutuan mundësitë e shkëmbimit të shfaqjeve teatrore dhe operistike, si dhe pjesëmarrjen në festivale të mëdha kulturore në të dy vendet. Todorov dhe Ljutkov u bashkuan rreth tezës se kultura është një nga urat që mund të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën në këtë drejtim.
Publikoi / Publikuan: БНР екип