TURIZËM

Artikull

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Shtunë, 14 Shtator 2024, 05:05

Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik "Ballkanci"

Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik "Ballkanci"

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore.
Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së Trojanit dhe pjesëmarrjen e tij në luftërat e bashkimit kombëtar me anë të, objekteve të ruajtura, dokumenteve arkivore, paneleve informative etj, tha për BTA Hristo Kalisterski, kryetar i Shoqatës Kombëtare "Tradita".
Kompleksi historik në qytetin e vjetër malor quhet "Ballkanci" (“Ballkanasit”) pas emrit të marshit me të cilin regjimenti ka hyrë në betejë. Kurioziteti i ri turistik ndodhet në vendlindjen e Spas Balevskit, një nga heronjtë e formacionit ushtarak, i cili është monument kulture.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип