Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur se me zgjerimin e aktivitetit të tyre do të hapen 45 vende të reja pune.
Aktualisht, kompania ka një bazë me dy linja prodhimi dhe 105 punëtorë dhe shpërndan produktet e saj në 46 vende të botës. Receta dhe teknologjia e prodhimit janë sekrete dhe paketimi bëhet nga klientët me të cilët punojnë. Kjo mundëson që produktet e prodhuesit bullgar të shpërndahen nën marka të ndryshme.