EKONOMI

Artikull

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Dielë, 15 Shtator 2024, 06:25

Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

FOTO: lbbulgaricum.bg

Madhësia e shkronjave

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi kompania. Ndërmarrja shtetërore nuk e bën të ditur vlerën e investimit, por planifikohet një zëvendësim gradual i pajisjeve të vjetruara. Kjo do të mundësojë prodhimin e sasive më të mëdha të qumështit të freskët, gjalpit të lopës dhe djathërave të përpunuara, tha për gazetarët ministri i ekonomisë Petko Nikollov. Nga 1 maji i këtij viti, punonjësit në kompani kanë marrë paga 10% më të larta dhe që nga 1 shtatori pagat e tyre janë rritur edhe më shumë, me synimin që deri në fund të vitit shpërblimi të jetë 30% më i lartë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип