MUZIKË

Artikull

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Hënë, 16 Shtator 2024, 05:10

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato kohë magjike. Pikërisht për fëmijërinë e kaluar këndon Asen Kisimov në këngën "Ku mbeti fëmijëria", një këngë e preferuara e disa brezave. Kënga është nga filmi me seri "Lufta e Iriqëve" nga viti i largët 1978. Autorë të skenarit janë vëllezërit Mormarevi dhe Mirjana Basheva, e cila shkroi edhe tekstin e këngës. Kompozitor i muzikës është Kirill Cibullka.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип