Hënë 16 Shtator 2024 06:36
Hënë, 16 Shtator 2024, 06:36
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Në 396 shkolla të së dielës të regjistruara për vitin e ri shkollor 2024/2025 në 43 shtete në 6 kontinente do të mësojnë mbi 32 000 fëmijë bullgarë. Më shumë se 2000 mësues do t'u japin prapë njohuri bashkatdhetarëve tanë të rinj - jo vetëm për leximin dhe shkrimin, por do t'i edukojnë ata me traditat dhe kulturën e prejardhjes së tyre.
Nga Ministria e Arsimit njoftojnë gjithashtu se ditën e parë të shkollës – 16 shtator, 2331 shkolla në vend hapin dyert për të pritur nxënësit e tyre. Deri më sot, në to janë të regjistruar mbi 58 mijë nxënës të klasës së parë. Në total fëmijët e grupeve përgatitore në shkolla dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetë janë mbi 720 mijë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип