LAJME

Artikull

Në Sofje hapet një festival arti në të cilin pjesëmarrës është edhe publiku

Martë, 17 Shtator 2024, 02:10

Në Sofje hapet një festival arti në të cilin pjesëmarrës është edhe publiku

FOTO: iamsofia.bg

Madhësia e shkronjave

"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17 shtatorin”, kushtuar Ditës së Sofjes. Festivali do të ofrojë një sërë aktivitetesh, duke e kthyer hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në një skenë të hapur për njerëz të të gjitha moshave dhe me interesa të ndryshme. Vizitorët do të zhyten në artet e rrugës, shfaqjet muzikore pop, koncertet klasike dhe për fëmijë, këngët e vjetra të qytetit. Do të ketë formacione dhe shfaqje vallëzimi, lexime letrare, filma në natyrë, pazare arti, art rruge, argëtime për adoleshentët dhe zona gastronomike.
Lesoni më shumë për Sofjen: