Artikull
Në Shkup vazhdojnë të diskutojnë vizitën jozyrtare të Siljanovska në Sofje
Martë 17 Shtator 2024 06:22
Martë, 17 Shtator 2024, 06:22
Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Nga departamenti diplomatik për “Sitel” theksuan se bëhet fjalë për një gabim të rëndë diplomatik dhe se nota e protestës do t'i dërgohet ambasadorit përmes kanaleve diplomatike, transmeton BGNES. Diplomati bullgar deklaroi për të njëjtën media se gjatë takimit me drejtorin e Drejtorisë së “Iniciativave Rajonale” në Ministrinë e Punëve të Jashtme, atij nuk iu dorëzua asnjë notë proteste. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ndonjë provokim nga pala bullgare, sepse takimi i dy presidentëve ishte joformal dhe nuk është shkelur protokolli. MPJ e Maqedonisë në deklaratën e saj zyrtare akuzoi edhe bashkëkryetarin e komisionit historik me Bullgarinë, Angell Dimitrov për “deklarata politike”.
Ministri i jashtëm Timço Mucunski tha për televizionin shtetëror MRT1 se gjatë takimit vërejti mungesën e flamurit maqedonas, “por kemi vendosur, për shkak të specifikave të momentit, të reagojmë në mënyrën se si kemi reaguar”.
Edhe presidentja Gordana Siljanovska u arsyetua se ishte e hutuar se ku do të jetë fotografia me kolegun bullgar, “por nuk e mbylli takimin për të mos shkaktuar skandal”, tansmeton BTA.
Publikoi / Publikuan: БНР екип