Artikull
Zaharieva do të jetë Komisionere Evropiane për Startups, Kërkimеt Shkencore dhe Inovacionet
Martë 17 Shtator 2024 12:19
Martë, 17 Shtator 2024, 12:19
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet.Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen prezantoi portofolet e komisionerëve të rinj."Shkenca dhe teknologjia duhet të jenë në qendër të ekonomisë sonë", tha ajo.Në mesin e 26 komisionerëve evropianë të propozuar janë 11 gra.Të gjithë kandidatët do të kalojnë në seancat dëgjimore me eurodeputetët të cilët duhet të miratojnë kandidaturat.Komisioni i ardhshëm i BE-së pritet të marrë detyrën deri në fund të vitit 2024.
Ekaterina Zaharieva ishte zëvendësministre e zhvillimit rajonal.Dy herë ministër në kabinete zyrtare.Ajo qëndroi edhe në krye të diplomacisë bullgare.
Lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип