LAJME

Artikull

Përfundimisht: Për zgjedhjet e 27 tetorit janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione

Martë, 17 Shtator 2024, 12:51

Përfundimisht: Për zgjedhjet e 27 tetorit janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. Nga fjalët e saj, u bë e qartë se partisë “Ima smisëll” ("Ka kuptim") e shkëputur nga "Veliçie" (Madhështia”) e shpërbërë (një parti e re që kaloi barrierën prej 4 për qind në zgjedhjet e mëparshme parlamentare) iu refuzua regjistrimi për shkak të një gabimi në listën e votuesve që e mbështesin regjistrimin.
Për krahasim, në zgjedhjet e mëparshme të 9 qershorit u regjistruan 20 parti dhe 11 koalicione.