Mërkurë 18 Shtator 2024 03:10
Mërkurë, 18 Shtator 2024, 03:10
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert albumin e tyre të dytë me titullin emblematik "Oktant". Ai ndjek traditën, e krijuar që me albumin debut "Ursa Minor" (Ariu i Vogël), për të marrë emrin e një yjësie. Edhe në këtë album i gjithë teksti është shkruar nga Kerana, ndërsa muzika dhe aranzhimet janë nga i gjithë grupi. Përveç titujve tashmë të njohur si "Të paktën për një ditë", "Kaq mundem" dhe "Lëkura jote", si albumi i ri "Oktant", ashtu dhe koncerti i 19 shtatorit përfshijnë edhe këngën e fundit të “Kerana dhe kozmonautët” - "E gjallë".
Shihni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип